Nëpër shumë shtete të Evropës, dhjetëra mijëra qytetar po mbajnë protesta kundër masave që po ndërmarrin qeveritë ndaj pandemisë. Protesta më e madhe është mbajtur në Vjenë ku 40 mijë qytetar protestuan ndaj masave që ka marr qeveria e Austrisë ndaj parandalimit të përhapjes së pandemisë. Kohë më parë, qeveria austriake rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve si e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Protesta kundër masave të reja janë mbajtur edhe në Holandë ndaj masave të reja të Qeverisë e cila ka marr vendim që për tri javë me radhë, të gjitha baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në ora 17:00. Protesta ndaj masave të reja të qeverisë kundër pandemisë ka pasur edhe në disa qytete të Gjermanisë, ku institucionet shëndetësore janë duke u përballur me rritje shumë të madhe të rasteve të reja të pandemisë. E përderisa qytetarët po protestojnë kundër masave të reja shtrënguese të qeverive, ekspertët shëndetësor vazhdojnë të paralajmërojnë për goditjen e Evropës nga një valë e re e pandemisë nga varianti i ri i virusit korona i quajtur omicron.
