leoni

Dëshmorët e baksit

Nesër me 21 Mars përkujtohen tre dëshmorët e fshatit Baks të Drenicës

24 vjet më parë, më 21 mars të vitit 1999 kanë rënë ne altarin e lirisë tre dëshmorë nga fshati Baks i Skenderajt. Atë ditë kanë rënë për të mos vdekur:  Mësuesi Dëshmor Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri. Nesër në 24 vjetorin e rënies së tyre heroike,  për çlirimin e vendit nga regjimi vrastar serb, në përkujtim dhe nderim të veprave të tyre, familjarë, bashkëluftëtarë dhe  qytetarë liridashës  bëjnë  homazhe në varrezat e dëshmorëve, ne ora 12:00 në Baks pranë lapidarit të dëshmorëve, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Hardh Fest 2025, 3 ditë me momente unike

Festivali më i njohur në vend, Hardh Fest, në edicionin e radhës rikthehet “Për kokërr …