Nesër në Durrës, kryeministri, Rama mban takim joformal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Durrës, kryeministri, Rama mban takim joformal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Durrës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një takim joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me temë, thellimin e integrimit rajonal dhe me fokus në ekonomi dhe tregti. Në takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë takim, do të marrin pjesë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, Komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …