Krojmir

Sot në Krojmir zbulohet pllaka e veprimtarit, Milaim Rexha si dhe pllaka e Shtëpisë së Shtabit të UÇK-së

Sot  në fshatin Krojmir të Drenicës jugore zbulohet pllaka e veprimtarit, Milaim Rexha si dhe pllaka e Shtëpisë së Shtabit të UÇK-së, në pjesën lindor të fshatit, në pyjet e Blinajës.

Me disa aktivitete përkujtimore, me nismën e OVL të UÇK-së, në fshatin Krojmir, në prani të veteranëve të luftës së UÇK-së do të zbulohet pllaka e Shtëpisë së Shtabit lokal, të pjesës lindore të fshatit. Me këtë rast, po në atë ambient zbulohet edhe pllaka për veprimtarin, Milaim Rexha. Gjatë luftës së UÇK-së, për çlirimin e vendit nga ky fshat kanë rënë dëshmorë: Halil Meta, Enver Olluri, Qamil Olluri, Isa Olluri ndërsa janë martirizuar: Afërditë Qeriqi dhe Musa Bungu. Në këtë fshat të Drenicës, qysh në fillim të viteve 90 ka vepruar një grup luftarak që mbante lidhje me Legjendarin e UÇK-së, Adem Jashari dhe krerë të tjerë të lartë të luftës së UÇK-së. Në nëntor të vitit 1998, në Krojmir  ishte vendosur edhe selia e parë e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress ku edhe është përgatitur stafi dhe janë grumbulluar pajisjet e nevojshme për punë.

Në tre muajt e fundit të luftës, prill, maj qershor, 1999, në Grykën e madhe  të fshatit, e cila u quajt edhe Gryka e Shpëtimit kanë mbijetuar luftën më shumë se 27. 000 mijë të zhvendosur nga Drenica dhe fshatrat të tjera të Rrafshit të Kosovës.   Krojmiri ka qenë ndër bazat më të qëndrueshme dhe më të organizuara gjatë luftës së UÇK-së.  Nga 14 muajt e luftës, në Krojmir, forcat ushtarake serbe vetëm më 3 dhe 4 prill të vitit  1999  kanë depërtuar në fshat ku edhe kanë djegur e plaçkitur shumë shtëpi. Pastaj janë detyruar të tërhiqen në fund të fshatit Shalë, ku edhe kanë qëndruar deri në fund të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …