leoni

Adem Jashari

Nezir Myrtaj: Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti, Adem Jashari…

Tashmë ishte e largët koha kur thirrja e çetave të maleve të Drenicës: “Prite Azem Galicën, ore!”, ua kallte datën hordhive të krajlit serb. Vitet dhe dekadat e robërisë së Kosovës kishin venitur, në kujtesën e sunduesit serb, pamjen e dragoit të Galicës, që fluturonte hipur në kalë. Vetëm atëherë kur lubisë serbe i doli përballë uniforma e UÇK-së, si fantazmë tmerruese, pushtuesit serbë, sikur të parët e tyre dikur, filluan të ndiejnë dridhjen nën këmbë të tokës arbërore.

 Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa herë ta kafshonte Drenicën: në Prekaz, në Llaushë, në Likoshan, në Qirez e sërish në Prekaz. Më 5 mars, ajo po rikthehej edhe një herë te Prekazi i legjendave të trimërisë, për ta kafshuar helmueshëm Drenicën. Po sulmohej Kështjella e Jasharëve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemrën e madhe të komandantit legjendar të luftës për liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Hamëz Jashari, nipat dhe mbesat e Shotës. Mëngjesi i asaj dite të acartë marsi, bashkë me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe tërë llahtarin e barbarisë serbe. Por, atë çast, brenda kështjellës u mor vendimi i madh:

– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti.

 – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne, sesa Atdheu, – kishin thënë të gjithë Jasharët në Kështjellë.

Po shkrepnin pushkët, e po këndonte zemra shqiptare. Pushka dhe kënga e trimave po shkruanin simfoninë e qëndresës së pamposhtshme, jehona e tyre po prekte rrënjët dhe majën e historisë së luftës sonë për liri. Në Prekaz po bëhej historia. Kështjella e jasharëve po bëhej muranë e lirisë.

Berishë

  1. 3. 1999

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ramush Haradinaj, kryengritës shqiptar, Robin Hudi kryengritës anglez, Albin Kurti, ‘politikan mafioz shqiptar’, Alfonso, Al Capone, mafioz italian

Ramush Haradinaj, kryengritës  shqiptar, Robin Hudi kryengritës  anglez, Albin Kurti, ‘politikan mafioz  shqiptar’,  Alfonso, Al …