Nga bombardimi prej forcave ruse mbi qytetin Dnipro, janë vrarë 23 persona

Nga bombardimi prej forcave ruse mbi qytetin Dnipro, janë vrarë 23 persona. Autoritet ukrainase njoftojnë se ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për shpëtimin e jetës së ndonjë të mbijetuari nën rrënojat e ndërtesës kolektive, e cila u bombardua nga ushtria e Rusisë. Ndërkohë, Kievi ka njoftuar se kanë zbuluar identitetin e eprorit rus që ka urdhëruar këtë sulm. Autoritet ukrainase kanë njoftuar se ai është kolonelin rus Oleg Timoshin, komandant i regjimentit të 52-të Shaikovka. Ai edhe më herët ishte akuzuar nga kundërzbulimi ukrainas, për vrasjen e civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm …