Njoftim lidhur me Koordinimin e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Nga dita e sotme fillon afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Republikës së Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot dhe do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021. Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së. Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …