leoni

Brengat i kemi të përbashkëta, ashtu sikur kemi edhe historinë, të mirat e të ligat, gjithmonë i kemi ndarë bashkë, andaj nuk kemi pre brengosemi veçmas për askënd.

Nga Kosova drejt shteteve të Evropës e botës nuk po shpërngulen vetëm katolikët, por gjithë ata që po ia dalin

Nuk është praktikë kombëtare te shqiptarët të bëhet ndarje fetare, se cilët pjesëtarë të cilës fe janë, apo cila po shumohet e cila po pakësohet. Ndarjet e tilla nuk janë primare, sepse shqiptarët në radhë të parë përcaktim primar e  të shenjtë kanë sentimentin kombëtar, pastaj atë fetar, afetar kush  si të dojë.

Avokati i njohur, Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me emigrimin e të rinjve katolikë. Ai ka shkruar se Kosova po mbetet pa katolikë, duke përmendur edhe familjen e tij. Ky është fati i shumë familjeve katolike në Kosovë. Avokati Koci po ashtu tha se edhe myslimanët po emigrojnë, duke thënë se tashmë nuk e di as si mund të ndalet ikja e të rinjve nga Kosova. Por, katolikët gjithmonë kanë qenë më pak, dhe nëse vazhdon ky trend, Kosova mund të bëhet fetarisht, thuaja e pastër. E kjo nuk është mirë për askënd. Si të ndalët ikja e të rinjve? Tashmë, vërtetë nuk e di!”, shkroi tutje Koci në postimin e tij.

Kjo brengë e avokatit, Arianit Koci, mund të jetë personale, sepse shqiptarët nga Kosova nuk po shpërngulen drejt Turqisë e shteteve islame, por vetëm drejt shteteve të Evropës, ku pretendojnë të bëhen të pasur brenda një kohe të shkurtë, pavarësisht bindjeve të tyre, kombëtare apo fetare. Brengos fakti se Kosovën, Shqipërinë e përgjithësisht trojet shqiptare po i lënë të rinjtë, popullata më vitale, e cila që në brezin e dytë në shtetet e Evropës  po vetasimilohet, pa asnjë presion në këtë drejtim.

Nuk e di pse avokati Koci thotë se Kosova fetarisht mund të bëhet e pastër, nëse të gjithë katolikët largohen, jo nga presioni sepse presion të tillë nuk ka, por nga dëshira për një jetë më të mirë, sepse edhe kështu si është gjendja sociale në vend  askush  nuk vdes për bukë dhe kushte elementare të jetës, as ata që janë katolikë.  Kosova e pastër fetarisht e afetarisht nuk mund të bëhet kurrë, sepse në Kosovë jeton edhe pakica fetare ortodokse serbe, dhe disa pakica të tjera.

Pastaj shqiptari i shekullit 21, nuk duket që ka brengë për asnjë fe, ashtu sikur nuk ka as shumica evropiane. Po të ishte për fenë, shqiptarët nga Kosova do të duhej të emigronin drejt shteteve islame, por një fenomen të tillë nuk e kemi të paktën jo prej gjysmës së dytë të shekullit 20-të.

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, heqja apo lehtësimi i kalimit të kufijve është ajo që quhet vlera kryesore e demokracisë  bashkëkohore, andaj nuk ka  ligje as forca që e ndalin këtë fenomen, tani për tani jo, për të ardhmen nuk do të paragjykojmë.

Brengat i kemi të përbashkëta, ashtu sikur kemi edhe historinë, të mirat e të ligat, gjithmonë i kemi ndarë bashkë, andaj nuk kemi pre brengosemi veçmas për askënd. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …