Nga sulmi vetëvrasës 50 të vrarë, më shumë se 100 të plagosur në Gaziantep të Turqisë

Nga sulmi vetëvrasës 50 të vrarë, më shumë se 100 të plagosur në Gaziantep të Turqisë

Organizata terroriste ISIL dyshohet se ka kryer sulmin vdekjeprurës në një festë dasme në Gaziantep të Turqisë, ka deklaruar  kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Numri i të vrarëve në sulmin e së shtunës mbrëma ka arritur në 50, tha zyra e guvernatorit lokal. Sipas burimit të njëjtë, gati 100 veta janë plagosur. Sulmuesi i dyshuar vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë një dasme kurde. Gaziantepi, i cili ndodhet pranë kufirit me Sirinë, ka disa qeliza të Shtetit Islamik. Në një deklaratë me shkrim, të publikuar nga mediat lokale, Erdogan tha se “nuk ka dallim” midis Shtetit Islamik, militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe ndjekësve të klerikut, Fethullah Gulen, i cili fajësohet për përpjekjen për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …