Policia bën të ditur se për 10 muaj janë evidentuar 25 vetëvrasje dhe 83 përpjekje për vetëvrasje

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se për 10 muaj janë evidentuar 24 vetëvrasje dhe 83 persona kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë. Neuropsikiatri, Sami Rexhepi ka deklaruar se kësaj gjendje të shëndetit mendor mund t’i ketë kontribuar edhe gjendja e krijuar nga pandemia. Ai ka tërhequr vërejtjen se gjendja në shëndetin mendor mund të rëndoet edhe më shumë në të ardhmen nga pasojat prej pandemisë. “Kur të fillon me u qetësuar pandemia, ne do t’i shohim problemet të cilat pandemia na i ka shkaktuar në aspektin e shëndetit mendor. Duhet thjeshtë të përgatitemi për një valë mjaftë të madhe të problemeve të personave me probleme sa i përket shëndetit mendor. Edhe për shkak të natyrës, zgjatjes së pandemisë pres me pas edhe çrregullime pas stresit traumatik të cilat marrin një karakter kronik më vonë e që do të manifestohet një kohë shumë më të gjatë. Mundet me u rrit edhe numri i vetëvrasjeve, realisht mundet me u prit për shkak se përveç rrezikut të ekzistencës biologjike, izolimi, humbja e vendeve të punës kur të kalon pandemia dhe e shohim se një numër i madh i prindërve kanë humbur vendet e punës, ka thënë mes tjerash neuropsikiatri, Sami Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …