Në 24 orët e fundit shënohen 7 raste të vdekjeve, 173 raste të reja me virusin korona dhe 1.434 qytetarë shërohen

Nga testimi i 3.317 mostrave konfirmohen 730 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 512 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.

Kontrolloni gjithashtu

Identifikohen tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të …