Nga tetori i kaluar, ushtria izraelite ka vrarë 37 mijë e 877 palestinezë dhe ka plagosur 87 mijë në Rripin e Gazës

Nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 43 palestinezë të tjerë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në 37 mijë e 877 njerëz, bëri të ditur  Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu. Ministria po ashtu theksoi se të paktën 86.969 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga sulmet. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo. Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagime ndërkombëtare në mes të ofensivës së tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga Hamasi. Mbi tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Opozita s’mund të legjitimojë tendenca totalitare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se opozitës po i kërkohet pjesëmarrje në proceset …