leoni

Nis cikli i dëgjimeve buxhetore për përgatitjen e buxhetit të komunës së Rahovecit për vitin 2020

Në organizim të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) ka nisur mbajtja e dëgjimeve publik për përgatitjen e buxhetit të komunës së Rahovecit për vitin 2020. Bazuar në kalendarin e dëgjimeve publike, pritët të mbahen gjithsejtë nëntë dëgjime nëpër lokalitete më të mëdha, për t`i marrë kërkesat e qytetarëve.

Deri më tani dëgjimet publike janë mbajtur  në pesë fshatra: Krushë e Madhe, Hoçë e Vogël,  Malësi e Vogël, Ratkoc, Çifllak, Kramovik dhe Fortesë.

Dëgjimet buxhetore kryesohen nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovec z. Afrim Dina, me pjesëmarrje të anëtarëve të KPF-së dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/06/KALENDARI-I-DEGJIMEVE-PUBLIKE-ME-QYTETARET-E-KOMUNES-SE-RAHOVECIT-PER-BUXHETIN-E-VITIT-2020.pdf, mund të gjeni kalendarin për mbajtjen e dëgjimeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …