Rruga Deçan – Plavë e bënë më të lehtë zhvillimin ekonomik

Kryetari i Komunës së Plavës Mirsad Bajraktareviç priti në takim kolegët nga pala kosovare, Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, Agron Kuqi, kryetar i Junikut dhe Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit. Ai me këtë rast duke shprehur angazhimin e tij të plotë për zbatimin e projektit për ndërtimin e rrugës Plavë – Deçan, i cili për shkak të rëndësisë së saj për popullatën lokale dhe zhvillimin e rajonit tonë  tha se i përket projekteve prioritare të infrastrukturës.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i informoi bashkëbiseduesit e tij për dinamikën e punimeve në territorin e Kosovës, si dhe planet për ndërtimin e rrugës së përmendur. Gjatë takimit, ai theksoi në veçanti domosdoshmërinë e harmonizimit të dokumentacionit të projektit në bazë të të cilit do të kryheshin punët, në mënyrë që më në fund ky project të ketë pikën e përbashkët bashkimi.

Bashkëbiseduesit vunë në dukje se është e dëshirueshme të zhvillohen aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara të qeverive të të dyja vendeve me qëllim që të shpejtohen procedurat dhe të tregohet vendosmëria dhe përkushtimi në realizimin e projektit.

Në takim përveç katër kryetarëve të komunave, Plavë, Deçan, Junik, Rahovec  morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Komunal, Shefket Jevriq, Nënkryetari Nihad Canoviq dhe Kryeshefi Administrativ Ervin Kandiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …