Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka reaguar kundër deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili u ka thënë serbëve: “që të mos tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve”. Sipas Nismës Socialdemokrate kjo deklaratë e Daçiqit përbën kërcënim të hapur ndaj serbëve nga ana e tij. “Dihet botërisht se strategjia e fshehjes së krimit të gjenocidit ka për qëllim shmangien nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e atyre që janë të përfshirë në kryerjen e krimit më të shëmtuar dhe më të përbindshëm që njeh historia njerëzore. Rikujtojmë se në kohën kur Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Ministrit të Informatave në qeverinë e atëhershme të Serbisë, dhe Ivica Daçiq, në cilësinë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të Millosheviqit, ishin dy figurat politike më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer kundër shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Deklarata e plotë

Deklarata e kriminelit Ivica Daçiq drejtuar serbëve: që të mos tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve përbën kërcënim të hapur ndaj tyre nga ana e tij!

 

Dihet botërisht se strategjia e fshehjes së krimit të gjenocidit ka për qëllim shmangien nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e atyre që janë̈ të përfshirë në kryerjen e krimit më të shëmtuar dhe më të përbindshëm që njeh historia njerëzore.

 

Rikujtojmë se në kohën kur Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Ministrit të Informatave në qeverinë e atëhershme të Serbisë, dhe Ivica Daçiq, në cilësinë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të Millosheviqit, ishin dy figurat politike më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer kundër shqiptarëve.

 

Pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, shteti serb vazhdoi strategjinë e njëjtë të mohimit të gjenocidit. Kështtu, 22 vjet pas kryerjes së masakrave në Abri, në Prekaz, në Reçak, në Izbicë, në Rezallë, në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël, në Meh, në Rugovë të Hasit, dhe shumë akteve gjenocidare anekënd Kosovës, ende jetojnë të lirë vrasësit e 1392 fëmijëve, të 1739 grave dhe mijëra civilëve të tjerë të moshave të ndryshme dhe ata që zbatuan dhunë seksuale ndaj mbi 20 000 grave shqiptare.

 

Në kohën kur shumëkush pret përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe ndriçimin e fatit të mbi 1600 civilëve shqiptarë të zhdukur nga forcat serbe, ish zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, tani në cilësinë e liderit të Partisë Socialiste të Millosheviqit, dhe nga funksionet më të larta të shtetit serb drejtoi gishtin kundër atyre qytetarëve të Serbisë që tregojnë se ku janë të fshehura kufomat e civilëve shqiptarë, të vrarë gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.

 

Ky drejtim gishti kundër atyre që nuk pajtohen me vazhdimin e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj jetës së tyre dhe shprehje e vendosmërisë së politikanëve serbë për fshehjen e varrezave masive në Serbi.

 

NISMA Socialdemokrate kërkon nga përfaqësuesit e institucioneve relevante ndërkombëtare:

 

– Që të ndërhyjnë energjikisht që të detyrohet Serbia të ndriçojë fatin e mbi 1600 civilëve që ende vazhdojnë të trajtohen si të zhdukur. Deklarata e Ivica Daçiqit konfirmon faktin se udhëheqësit politikë të Serbisë i dinë saktësisht vendet ku gjenden varrezat masive me civil shqiptarë;

 

– Që të merr në mbrojtje dëshmitarët e varrezave masive në Serbi dhe të ndihmojë në ndriçimin e plotë të krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë;

 

– Që të ndërpresë komunikimin me Ivica Daçiqin dhe përfaqësuesit e shtetit serb që ishte shndërruar në ndërmarrje kriminale dhe që vazhdon të fshehë gjurmët e gjenocidit;

 

Pa ndriçimin e plotë të krimit të gjenocidit dhe pa ndëshkimin e tërësishëm të pjesëtarëve të ndërmarrjes kriminale serbe që kreu gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk ka as paqe dhe as stabilitet të qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …