Ministri Cakaj

Dinjitetin e shqiptarëve s’mund ta cenojë askush nga autoritetet serbe, ka thënë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj

Dinjitetin e shqiptarëve s’mund ta cenojë askush nga autoritetet serbe,  ka thënë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Nuk dua të bëj patriotin në studio televizive për çështje që ndodhin prapa syrit të medieve, për çështje që ndodhin në marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve. Thelbësore është të nënvizohet se dinjitetin kombëtar të shqiptarëve dhe as historinë e Republikës së Kosovës, as nuk mund ta ndryshojë, as mund ta cenojë dhe as nuk mund të përdorë gjuhë poshtëruese, në raport me  asnjë prej autoriteteve në Serbi. Ky është thelbi i çështjes. Kështu është shprehur në “A2” ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, sa i përket notës së protestës që Shqipëria ia ka adresuar pak ditë më parë Beogradit, pas deklaratave për Shqipërinë e Madhe nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Më tutje, Cakaj ka thënë se çështjet që qëndrojnë në mes të Shqipërisë dhe Serbisë janë të njohura për publikun dhe në masën më të madhe ndërlidhen me Republikën e Kosovës dhe me qasjen e papranueshme që Serbia ka me të.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …