leoni

Një delegacion i Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave kanë qëndruar në Deçan

Sot, një delegacion i Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave, që veprojnë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të prirë nga Kryesuesi i këtij Kolegjiumi, z. Fadil Gashi, kanë qëndruar në Deçan, ku janë pritur nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Dukagjinit, z. Rexhep Kurtbogaj nga Peja, z. Enver Rugova nga Istogu, z. Fadil Gashi nga Klina, z. Behxhet Kuçi nga Suhareka, z. Arber Zenuni nga Rahoveci, z. Shpejtim Gacaferi nga Juniku, si dhe z. Kemajl Murseli nga Kaçaniku. Ata bashkë me Kryesuesin Sutaj, vizituan projektet madhore që janë ndërtuar vitet e fundit në Deçan, të cilat edhe e kanë ndryshuar imazhin dhe prespektiven e Komunës së Deçanit, si projektin e rrugës së qendrës, Qendrën Rinore, Koloninë e Artistëve, shëtitoren dhe Lumbardhin e Deçanit, si dhe rrugën Deçan- Plavë, ku edhe janë njoftuar mbi problemet e prolongimit të këtij projekti. Në fund Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit z. Hajdar Sutaj, ka falënderuar Kryesuesin e Kolegjiumit z. Fadil Gashi, Kryesuesit e Komunave dhe bashkëpuntorët tjerë, si dhe ka shprehur përkushtimin e Komunës së Deçanit për t’i shtyer përpara gjitha projektet që e përmirësojnë jetën dhe kualitetin e jetës dhe prespektivës së qytetarëve të Deçanit!

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …