Një kamion është përplasur me një supermarket në qendër të Stockholmit

Një kamion është përplasur me një supermarket në qendër të Stockholmit

Një kamion është përplasur me një supermarket sendesh luksoze në qendër të Stockholmit këtë të premte, ngjarje që ka shënuar sipas medieve suedeze disa  viktima. Ndërsa njerëzit e ndodhur pranë vendngjarjes vraponin të alarmuar nga paniku. Rrjeti suedez “SVT” njoftoi edhe për të shtëna në vendin e sulmit, kurse agjencia suedeze e lajmeve “TT” informoi mbi disa persona të larguar me urgjencë me autoambulanca nga vendngjarja. Pamjet e drejtpërdrejta televizive të ngjarjes tregonin tymin që dilte nga mapoja “Ahlens”, në rrugën “Drottninggatan”, me të cilën u përplas kamioni. Dy rrjet dyqanesh është pjesë e një zinxhiri të gjerë tregtar suedez. Ndërtesa përfshinte disa dyqane në vazhdën e rrugës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …