leoni

Një kishë e madhe në Houston ka mbyllur dyert pas uraganit Harvey, xhamitë kanë hapur dyert për strehim

Një kishë e madhe në Houston ka mbyllur dyert pas uraganit Harvey, xhamitë kanë hapur dyert për strehim

Një kishë e madhe në Houston ka mbyllur dyert pas uraganit Harvey, i cili ka shkaktuar përmbytje të mëdha, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Mbylljen e kishës e ka bërë të ditur pastori, Joel Osteen përmes një postimi në Facebook, në të cilin ai ka kërkuar që të luten për të prekurit nga uragani, raporton The Independent. Shumë njerëz kanë reaguar ndaj mbylljes së njërës prej kishave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përfshirë edhe sallën me 16 mijë ulëse – këto nuk qenë në gjendje që të strehojnë viktimat e uraganit Harvey Përmes një reagimi në këtë njoftim të pastorit, njëri prej komentuesve bëri me dije se të gjitha xhamitë në Houston janë të hapura dhe kanë ofruar strehim për njerëzit e prekur nga stuhia më e madhe në 12 vjetët e fundit. Së paku nëntë persona raportohet se kanë vdekur ng ky uragan.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …