Një muaj pasi u lirua nga burgu në Maqedoni, Avdyl Jakupi, është arrestuar nga policia në Serbi

Një muaj pasi u lirua nga burgu në Maqedoni, Avdyl Jakupi, është arrestuar nga policia në Serbi

Mbrëmë, gjatë rrugë për në Austri, ishte arrestuar nga autoritetet serbe, ish luftëtari i UÇK-së, Avdyl Jakupi. Ai është marrë nga policia prej autobusit me të cilin ka udhëtuar. “Në kufi kam kaluar, kurse policia speciale më ka arrestuar pasi jemi futur thellë në Serbi. Më kanë mbajtur në një barakë rreth 8 orë rresht. Më kanë marrë në pyetje agjentë të sigurimit serb. Pasi e kanë konstatuar se për veprën për të cilën më kërkon Serbia unë tashmë e kam vuajtur burgun në Maqedoni, ishin të detyruar të më lirojnë. Nuk është maltretuar fizikisht, por është kërcënuar gjatë tërë kohës, se mund ta mbajnë në burg sa të donë. “Pasi më liruan, më kërcënuan që të mos e paraqes rastin në mediume, nga frika se turistët dhe investitorët do të largohen nga Serbia. Më thanë se nëse i tregoj dikujt për këtë rast, do të më hakmerren përmes njerëzve të vetë në Maqedoni. Po ashtu më thanë se fletarreste të njëjta ka për 220 ish ushtarë të UÇK-së dhe te UÇPMB-së. Pasi e kanë liruar, policia serbe i ka vendosur ndalesë në pasaportë për kalimon  nëpër  Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …