KEK
Fillimi / Opinione / Njihuni me super mësuesen tonë të klasës 1, Dr. Katrianna, njëra nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë
Njihuni me super mësuesen tonë të klasës 1, Dr. Katrianna, njëra nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë

Njihuni me super mësuesen tonë të klasës 1, Dr. Katrianna, njëra nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë

Dr. Katrianna do t’iu bashkohet Shkollës Finlandeze të Kosovës këtë vit si mësuese e klasës 1 dhe kordinatore e grupit për klasët 0-2, pas 8 viteve mësimdhënie në shkollat fillore të Helsinki. Ajo ka përvojë të gjerë në mësimdhënie nga shkolla fillore deri në nivel universitar. Dr. Katrianna është vlerësuar si një nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë nga Hundred.org dhe ka pranuar çmimin “Teachers Can” për krijimin e metodave inovative dhe të reja si dhe modele pedagogjike nga Universiteti i Helsinki.

Dr. Katrianna ka diplomë të Bachelor dhe Master në Edukim (mësimdhënie në shkollë fillore), BSc dhe MSc në Agrikulturë dhe Pylltari, si dhe doktoraturë në Studime të Ambientit, të gjitha nga Universiteti i Helsinki. Para se të fillonte karrierën në mësimdhënie në nivelin fillor, Dr. Katrianna ishte hulumtuese në pedagogji të arsimit të lartë në Universitetin e Helsinki si dhe ka publikuar artikuj në disa nga revistat akademike me renome botërore. Ajo është aktiviste e komunitetit gjithmonë me dëshirën dhe fokusin për të bërë ndryshimin në rrethin e saj.

Filozofia e mësimdhënies sësaj është: “Për mua, është e rëndësishme të lehtësoj eksperiencën e mësimnxënies kuptimplotë në baza ditore dhe të krijoj një ambient kreativ të mësimit. Hulumtimet e mia arsimore fokusohen në praktikat e vlerësimit dhe mendimit të mësimdhënies. Filozofia e pedagogjisë kritike është stimuluesi im kryesor brenda klasës; fuqizimi, përvetësimi, mendimi kritik, si dhe kultura janë disa nga fjalët kyqe në filozofinë e mësimdhënies sime. Unë bashkëpunoj ngushtë me kolegët e mi si dhe familjet e nxënësve.”

Kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi një mësimdhënëse të klasit botëror tani në kampusinë tonë.

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Lagja Marigona produkt i dokumenteve të falsifikuara pronësore për shkaqe përfitimi të komunarëve

Rehatimi financiar i udheheqesve dhe misionareve te saj ka vendosur kontrolle mbi pasurinë publike të ...