Sot, më 28.03.2017, në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave: Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i Ulët- të komunës së Skenderaj, në kohën kur ishin duke shkuar për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth. Zbulimi i kësaj pllaka do të bëhet nesër nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i Ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar Masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00, në fshatin Izbicë.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …