NTERVISTA E SINAN HASANIT PAS ÇLIRIMIT TË KOSOVËS NGA SERBIA PUSHTUESE, E MBUSHUR ME FYERJE KOMBËTARE

Reagim ndaj intervistes të Sinan Hasanit, të publikuar nga ATV nga gazetari,  Zejdush Kastrati!
Para disa ditësh në një nga televizionet private ne Kosove, ne emisinin qe e drejtonte gazetari Resul Sinani, në ATV, u transmetua intervista me Sinan Hasanin e gazetarit,  Zejdush Kastrati!
Përmendja e emrit të Sinan Hasanit në ekranet televizive, me shpejtësi  apo edhe ngadalshëm, hetueshëm apo edhe pahetueshëm, në të dy rastet nuk përben ndonjë lajm me vlerë as historike e as politike, por përkundrazi, është anakronike dhe e mjerueshme, sepse edhe sikur të trajtoheshin figurat tradhetare e të shitura, ky bën pjesë në taborrin e grupit me të madh antishqiptar, më të madh tradhëtar dhe 100% pro pushtues serb!
Shpirti i zi katran i funksionarit shqiptar, projugosllav e proserb Sinan Hasanit edhe në vitin 2005, i thotë Kosovës krahinë, shihet qartë se ka mbetur i akorduar me oren dhe me promemorien fashiste pushtuese serbe mbi Kosovën.
Sinan Hasani në pozita proserbe ishte i rangut të Rrahman Morinës, Ali Shukriut, Sejdo Bajramoviqit dhe i shumë të tjerëve, të cilët ishin secili me antishqiptar  se tjetri, secili me proserb se tjetri, secili me tradhëtar se tjetri…
Sinan Hasani, ishte politikan kukull në duart e politikes antishqiptare të Serbisë pushtuese, ishte shërbetor besnik i interesave serbe në Kosovë!
Disponimi i tij gjatë intervistës dhe të shërbyerit me terminologjinë politike të kohës dhe mos dënimi i krimeve serbe mbi popullin e pambrojtur e duarthatë të Kosovës, është tregues se ai nuk ishte i penduar për të kaluarën e tij të poshtër e tradhtare në dëm të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish-jugosllavi.
Është për të ardhur keq që kjo fundrrinë është varrosur në Kosovë dhe është mbuluar me dheun e Kosovës!
Ky ka qene dashur te varroset ne Serbi ashtu sikur tradhetari Rrahman Morina!
Sinan Hasani hapur ka qenë titist!
Sinan Hasani hapur me votën e tij ka qenë pro mbetjes së Kosovës nën Serbi në Kuvendin e Kosovës në Prizeren në vitin 1945!
Sinan Hasani hapur ka qenë millosheviqist!
Sinan Hasani hapur ka qenë kundër ngjarjeve të vitit 1981!
Sinan Hasani hapur ka qenë për suprimimin e autonomisë se Kosovës në vitin 1989!
Sinan Hasani hapur ka qenë kundër UÇK-së!
Sinan Hasani nuk i ka denuar krimet dhe gjenocidin serb ndaj popullit të tij shqiptar që i përkiste!
Sinan Hasani nuk e ka përshendetur ndërhyrjen e aleancës ushtarake të NATO-s në Kosovë!
Lëvizja Popullore e Kosovës- LPK, me kohë ka mbajtur qëndrim ndaj figurës se urryer dhe antishqiptare te Sinan Hasanit, i cili gjatë gjithë kohës sa ishte në pushtet dhe deri kur vdiq, i lënë në harresë dhe i braktisur edhe nga ata që u kishte shërbyer me besnikeri qeni, meritone jo vetëm përbuzje, por duhej të ulej në bankën e të akuzuarit dhe ti jepej dënimi i merituar nga drejtesia e Kosovës së çliruar, të lirë e  të pavaruar nga Serbia pushtuese!
Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 5 Nëntor 2022!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …