OAK

OAK kërkon nga Kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave Serbe

Në një shkresë drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) edhe një herë kërkoi që të trajtohet përdorimi i IP Adresave të Serbisë, nga operatorët vendor dhe të njejtat të përdoren ato nga Shqipëri. 

Lidhur me përdorimin e IP Adresave nga Serbia, përfaqësues të OAK-së me 02 Gusht 2021 ka realizuar takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), e gjithashtu ka dërguar edhe shkresa përmes së cilave dëshmohet që operatorët vendor, janë duke përdorur IP Adresa nga shteti Serb.

Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e OAK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eleminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi dhe këto të fundit të zëvendësohen njëherë për një herë me ato të Shqipërisë.

Sipas OAK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre..

OAK konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po i’u shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address”, figuron shteti serb, malazez apo ndonjë nga vendet e tjera të rajonit.

Përgjigja që  kemi pranuar nga ARKEP është që  ata kanë ndërmarr hapat  të cilat kanë të drejtë t’i ndërmarrin për zgjidhje të kësaj situate. Ndër të cilat, i  janë drejtuar me shkresë ofruesve të përmbajtjeve promocionale në lidhje me gjuhën e reklamave promocionale të shfaqura në ueb portalet tona e gjithashtu janë takuar me disa ndër  operatorët kryesor të internetit në Kosovë.

Në mënyrë që kjo çështje të mos ndalet në këtë pikë, por të vazhdoj trajtimi i saj, Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK)kërkoi nga Kryeministri t’a trajtoni me seriozitet kërkesën përrregullimin e IP Adresave në një interval kohor sa më të shkurtër, duke marrë për bazë se kjo çështje është duke i shkaktuar Kosovës dhe bizneseve dëme materiale dhe nacionale të cilat janë jashtëzakonisht të mëdha.

Zyra për Informim

Oda e Afarizmit të Kosovës
Adresa: Rr. Gazmend Zajmi, nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinë
Tel: +383 38 223 213, +383 38 223 212; +383 45 200 973
Email:  [email protected]
Web:   www.odaeafarizmit.org

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …