BQK

OAK kundërshton vazhdimin e vendimit të BQK-së për tarifën e dorëzimit të parave të imëta

Oda e Afarizmit të Kosovës kundërshton ashpër vazhdmin e vënies së tarifës nga ana e BQK-së për dorëzimin e monedhave metalike, duke këkuar heqjen e menjëhershme të kësaj të fundit. OAK rikërkon gjithashtu nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe bordi i BQK-së ndryshime thelbësore në ekzekutiv në mënyrë që Banka Qendrore të ketë një politikë shumë më përkrahëse për biznesin se ajo që ka qenë deri më tani.

 OAK në kontinuitet ka shprehur shqetësim për mospunën e BQK-së dhe mosreagimin e saj në përputhje me nevojat e biznesit e sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë.

 OAK tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar që një tarifë e tillë duhet të largohet, sepse po dëmton rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike. Rrjedhimisht, po tatimohet valuta metalike dhe biznesit ju janë marrë 5% e monedhave metalike të dorëzuara nga qarkullimi i tyre. Bizneset në shumë raste nuk dalin në fitim nga 5% e qarkullimit, andaj si e tillë kjo tarifë është shumë e lartë. Si shembull për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i merren 500 euro për këtë.

 Bizneset që afektohen më së shumti nga ky vendim janë furrat e bukës, marketet, dyqanet e volga etj, që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, duke iu shkaktuar kështu një barrë të madhe për këto biznese aplikimi i kësaj tarife.

 Andaj, kërkojmë që kjo tarifë të rishikohet edhe të jetë 0.0 %, sepse po përkeqëson klimën e të bërit biznes, operimin e biznesit që funksionon me këto monedha, tarifë kjo e cila po del të jetë shumë kushtuese.

 Për njoftim, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro, sipas të cilit nga data 01.03.2022 zvoglohët nga 5,00% në 3,75%.

 

26.02.2022

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …