OAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

OAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës  së bashku me Klubin Slloven të Bizneseve, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit. Ky Memorandum Bahkëpunimi vie me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktiviteteve të përbashkëta për ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve si dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre për promovimin dhe përkrahjen zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social. Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se OAK-së është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre. Bajram Fusha nga Klubi Slloven i Bizneseve, përgëzoi oden për veprimtarinë e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim për angazhim të përbashkët në krijimin e partneritetit në mes bizneseve kosovare dhe sllovene, organizimin e takimeve dhe prezantimeve të interesave që kanë. Me anë të këtij memorandumi Anëtarët e OAK-së dhe Klubit Slloven do të kenë mundësi shumë të mëdha komunikimi dhe rrjetëzimi ndërmjet vete.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …