Sot u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë shënuar 25 raste të reja, ndërsa janë shëruar 362 të infektuar

OBSH paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit, Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në tërë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit,  Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën. Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone. Drejtori i organizatës, Tedros  Gebrejesus, bëri thirrje për shpërndarjen e vaksinave në vende të varfra.  Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji. Të dhënat e para sugjerojnë se numri i madh i mutacioneve të tij mund ta ndihmojë atë që të shmangë përgjigjen e sistemit imunitar dhe të rrisë aftësinë e tij për t’u përhapur nga një person në tjetrin. “Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh – disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e mundshëm në trajektoren e pandemisë”, njoftoi  OBSH-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …