Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon eliminimin e barrierave tregtare si dhe procedurat burokratike

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon eliminimin e barrierave tregtare si dhe procedurat burokratike

Obligimi i bizneseve që kanë numër të madh të artikujve që për çdo lloj të produktit, edhe pse kanë përbërjen e njejtë por dallojnë në peshë t’i kërkohet raporti i analizave me vulë të njomë, si pjesë e eliminimit të barrierave tregtare si dhe procedurat burokratike, ishin disa nga pikat kyçe të cilat u diskutuan në takimin mes Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri. Në kuadër të këtij takimi u diskutuan kërkesat e bizneseve prodhuese të produkteve ushqimore që të mos kërkohet Raporti i Analizës për produktet, në rastin kur produkti është i njëjtë, mirëpo ndryshon vetëm në gram apo në formë, meqenëse kjo gjë jo vetëm që po iu merr kohë por ka edhe kosto shtesë financiare, përderisa gjatë eksportit në vendet e tjera kërkohet vetëm certifikata e cilësisë. Pra të mos ketë nevojë të bëhen analizat për të gjitha produktet, por Raporti i Analizës së njërës të vlejë edhe për produktet tjera me përbërje të njëjtë. Kjo do të ndikonte në kursim të shpenzimeve, por edhe të kohës për palët, u tha ndër të tjera në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …