Labinot Dervishaj: UÇK është e popullit liridashës dhe nuk është e asnjë partie politike

Labinot Dervishaj: UÇK është e popullit liridashës dhe nuk është e asnjë partie politike

Në fillim të viteve të 90-ta Serbia filloi më aplikimin e masave të dhunshme më dëbimin e shqiptarëve nga puna, më mbylljen e shkollave dhe Universiteti të Prishtinës, duke burgosur, keqtrajtuar e vrarë shqiptarë, donte që të na zinte edhe diellin, por ajo vetëm e sosi drumin tonë. Në Drenicë, në djepin e ëndrrave liridashëse të shqiptarisë një familje drenicase hapur i shpallë luftë Serbisë. Kulla e Shaban Jasharit në Prekaz do të hynë në shënjestër të aparatit shtetëror serb. Asaj shtëpie i mësyhet por pa sukses, aty thyhet keq Serbia.

Aty po bënte qëndresë njeriu që kishte lindur pa ndjenjën e frikës por në një ditë të shënuar të kombit shqiptar më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari, njeriu që i ka kaluar përmasat e të qenurit njëri i zakonshëm. Në vitet e 90-ta kudo në Kosovë djem të zgjedhur rrokën armët dhe në ilegalitet vepruan, i shtuan radhët dhe u faktorizuan nën një emër e në një komandë dhe pastaj për t’u shfaqur publikisht e vepruar si një faktorë i qëndresës që lindi nga gjiri i popullit të nëpërkëmbur e të shtypur për liri.

Kjo forcë e mori emrin ashtu siç e kishte para përcaktuar misionin e saj, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe që do të udhëhiqej nga Adem Jashari. Betejën e parë UÇK-ja e zhvillon më 26 nëntor 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt dhe nën udhëheqjen e Adem Jasharit, policia serbe kthehet mbrapshtë dhe e mposhtur. Kishte ardhur momenti që pikërisht më 28 nëntor ajo të dilte publikisht dhe në mesin e popullit e gjeti ngrohtësinë dhe mbështetjen maksimale të popullit liridashës. Së do të bëhej luftë së do të derdhej gjak më nuk kishe mëdyshje së kjo rruga dhe alternativa e vetme e mbetur për ta fituar lirinë e shumë dashur.

Por kush më mirë i prinë luftës së një komandant që vdekjes nuk iu frikësua aspak e kush jepte kushtrimin më të madh së Adem Jashari dhe pushka e tij. Më luftën dhe më sakrificën më sublime që e njehë historia e shkruar e njëzimit deri më sot ai i ngriti në këmbë e gjithë kombin duke bërë organizimin më të madh në historinë e kësaj treve shqiptare nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra lufta dhe sakrifica e pashoq e komandantit legjendar u bë pikë reference dhe motivimi për bijtë e bijat më të mirë të kombit që t’i marrin armët dhe t’i përgjigjën kushtrimit të atdheut.

Më pastaj u deshën të zhvillohen shumë luftëra, shumë beteja anë e kënd Kosovës, e në altarin e lirisë ranë më pushkë në dorë për mos të vdekur kurrë mijëra dëshmorë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurdo herë ishte në mbrojte të popullsisë civile, ndonëse e armatosur lehtë në raport më armikun shekullor arrinte që atij t’i shkaktonte humbje të konsiderueshme në çdo ballafaqim e në çdo betejë.  UÇK-ja e ka dëshmuar së është organizimi më i fuqishëm shqiptarë gjatë gjithë luftërave për liri. Lufta e drejtë dhe e shenjtë e sajë është përkrahur nga atdhedashësit e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Lufta e drejtë dhe e shenjtë e saj e ka sensibilizuar edhe faktorin ndërkombëtar të kohës sidomos SHBA-të duke e cilësuar luftën e UÇK-së si shumë të arsyeshme.

Por sot pas 22 vitsh nga çlirimi nga opkupatori serb ende diskutohet e sulmohet UÇK, tani jo nga Serbia brenda Kosovës, ndonëse nga Beogradi po bëhet e është bërë çmos deri tani vetëm e vetëm që të bëhet e gëshjeshta e vërtetë para botës dhe të paraqitet UCK si agresore e jo si mbrojtëse e revoltë e popullit shqiptarë të robëruar, por as shumë e kanë dëmtuar UÇK-në disa që sot shumë thirrën në emër të saj me votimin e Gjykatës Speciale sa që i kanë dhënë krejt konotacion luftës çlirimtare për liri.

Ndërsa sot të njëjtit dalin e sheshin pallavra të kota, mundohen të bëjnë shpërlarje të trurit tek qytetarët me shpirt në fyt, të lodhur nga varfëria, pandemia dhe paqartësia e të ardhmes së tyre, kinse ata janë trashigimtar të vlerave të luftës dhe vetë UÇK-së. Por ne që kemi lidhur në shekullin e kaluar të gjithë jemi gjallë edhe fortë mirë e dimë të vërtetën. Po ku janë sot krerët më të lartë të luftës çlirimtare?! Ku ndodhën ata?! A po i përmend kush ata apo veç kur t’i duhen për përfituar elektorat me emrin e tyre.

Prandaj kjo parafushata elektorale ende e pa zyrtarizuar e zgjedhjeve të 14 shkurtit ndër të tjera po e nxjerr në pah vetëm mungesën e konepteve dhe programeve të partive politike për të shpalosur para elektoratit dicka konkrete. Po tregon për një ‘luftë’ jo parimore për të fituar vota.

UÇK është historia, është themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo është vetëm e popullit liridashës dhe është ndërtuar mbi gjakun e mijëra dëshmorëve martirëve të kombit.

UÇK nuk është e asnjë partie politike që në Kuvend ka votuar për themelimin e Gjykatës Speciale e cila në mënyrë racite përndjek dhe akuzon vetëm ushtarët e UÇK-së për kime të spouzuara të luftës.

UÇK nuk është asnjë prej artyre partive politike që nuk e votoin ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës në Kuvendin e Kosovës.

UÇK-në nuk e përfaqesojnë ata politikan që secili prej tyre në këto 21 vite ka pasur pak pushtet në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, aty ku as sot nuk është ngritur shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.

UÇK nuk është e atyre që shelin përditë mbi gjakun e dëshmorëve të kombit për ta lartësuar vetën e tyre e që të tillë fatkeqesisht janë shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …