OEK synon themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në kohën pandemike

OEK-u ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa për subvencionimin e bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa për subvencionimin e bizneseve. Ky institucion ka vlerësuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e sektorit privat, nuk janë të mjaftueshme, veçanërisht nëse merret parasysh situata e vështirë dhe sfidat e njëpasnjëshme me të cilat janë përballur bizneset vendore. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë për Ekonomia Online se pritjet për përkrahjen e bizneseve nga Qeverinë kanë qenë të mëdha, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai ka theksuar më tutje se “çdo ndihmë që do të vinte prej ekzekutivit për ta ndihmuar sektorin privat, sikurse subvencionimi i interesit të kredisë ose lirimi tutje, të cilat nuk janë paraparë në paketën e lirimit, pastaj subvencionimi i qirasë për bizneset e vogla edhe subvencionimi i fuqisë punëtore, është e mirëseardhur dhe do të ndikonte për të mirë, në mënyrë që të rritet kapaciteti i tyre prodhues dhe eksporti”.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …