Opozita do të vazhdojnë manifestimet në qytetin e Gjilanit

Burime të afërta me partitë opozitare, bëjnë me dije se
gjatë kësaj jave manifestimi i radhës kundër Zajednicës dhe demarkacionit të
kufirit me Malin e Zi, do të mbahet në Gjilan. Duke u bashkërenduar njëra me
tjetrën, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma planifikojnë që manifestimi i radhës të bëhet
të shtunën në Gjilan. Krerët e opozitës shprehen të vendosur për të shfrytëzuar
të gjitha mjetet institucionale dhe jashtë-institucionale për shfuqizimin e
Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe asaj për
Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …