Organizata “Demokracia Plus” ka vërejtur disa probleme në procesin e votimit

Organizata “Demokracia Plus” ka njoftuar se ka vërejtur disa probleme në procesin zgjedhor nëpër qendra të votimit. Përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se parregullsia ka të bëjë me ngjyrën që vendoset në gishtërinj e cila mund të fshihet lehtësisht.  “Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar” ka theksuar Albert Krasniqi nga D+. Ia ka folur edhe për parregullsi tjera, sikur është vendi ku votohet. “Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë” ka theksuar mes tjerash Albert Krasniqi nga D+.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …