Skënderbeu në Krujë

Organizata”Shqiptarët e Bashkuar”: Mos e politizoni Skënderbeun!

Katolikët, ortodoksët e as myslimanët nuk mund ta përvetësojnë e as të manipulojnë për qëllime politike e as religjioze krye figurën gjithëkombëtare shqiptare, SKËNDERBEUN, SEPSE është i të gjithëve.

 Organizata “SHQIPTARËT E BASHKUAR” në Detroit të Michigan-it, me indinjatë të thellë dhe në mënyrë kategorike e hedh poshtë propozimin skandaloz dhe diletant-antikombëtar të Dom. Ndue Gjergjit dhe të partizanëve mbështetës të tij se gjoja Gjergj Kastrioti-Skënderbeu – Postmortum, të “GRADOHET” me titullin “AT I KOMBIT SHQIPTAR”. Ky është ofendimi më vulgar  dhe provokimi më naiv dhe, më i turpshëm, që ndonjëherë në historinë 550-vjeçare të deritashme, i është bërë figurës mbarëshqiptare, GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT. Poshtë tradhtia, padituria dhe pabesia ndaj emrit dhe veprës heroike dhe patriotike të GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT!

Pa asnjë keqkuptim, nëse ekzistojnë argumente të qëndrueshme dhe të mjaftueshme historike dhe religjioze, SKENDERBEUN, do të mund ta shpallte  “AT të shenjtë” vetëm VATIKANI, JO Dom Ndue Gjergji  e  askush tjetër, qoftë ai edhe Ismail Kadare apo Rexhep Qosja, si dy nga figurat më të njohura dhe më madhështore të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Prapavija e një propozimi të tillë ka karakter të  thellë politik dhe religjioz  tejet perfid dhe shumë të rrezikshëm (që shihet nga aeroplani) sepse apelon për përçarjen fetare, kombëtare dhe atdhetare, ashtu sikurse sajimi i “kombit kosovar”  nga “babai” i tij,  Nexhmedin Spahiu.

Mirëpo, me gjithë këtë provokim skandaloz dhe naiv  të figurës gjithëkombëtare të Skënderbeut, nëse Vatikani do ta miratonte një propozim të tillë të Dom Ndue Gjergjit dhe bashkëmbështetësve të tij, atëherë, do të mbyllej çdo gjë, ashtu sikurse me rastin e shenjëtërimit të Nënë Terezes. Të gjithë, do ta pranonim, por, jo assesi propozimin e  Dom Ndue Gjergjit, i cili në vend se këtë t’ia dërgonte Papa Françeskut të Vatikanit, e ka dërguar në aderesa të gabuara dhe jokompetente shtetërore, si dhe të elitës intelektuale shqiptare.

Skënderbeu nuk ishte figurë fetare, as politike  e as krahinore, por vetëm  mbarëkombëtare shqiptare

Prandaj, as katolikët, as ortodoksët e as myslimanët nuk mund ta përvetësojnë e as të manipulojnë për qëllime politike e as religjioze me krye figurën gjithëkombëtare shqiptare, SKËNDERBEUN, SEPSE është i të gjithëve.

Këtë duhet ta dinë të gjithë si kisha, si shteti, si shkenca, si xhamia dhe si teqja. Kështu flet historia e derisotme 550-vjeçare. Prandaj, nuk mund të bëhet kurrfarë retushimi i saj, as në  aspektin kombëtar e as në aspektin religjioz, pavarësisht nga qëllimet tendencioze dhe nga dëshirat e shkreta utopiste të individëve apo të grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë histori më se 550-vjeçare, është padituri, provokim, diletantizëm dhe tradhti e kulluar ndaj Skënderbeut, ndaj kombit shqiptar dhe ndaj atdheut shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE.

-Për emrin, për emrin, për figurën dhe për veprën e ndritshme gjithëkombëtare shqiptare të Gjergj Kastriotit të Skënderbeut, së pari, kam mësuar nga historia e Marin Barletit, nga historia e Naim Frashërit, nga historia e Fan S. Nolit, nga historia Skënder Luarasit…etj.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar dhe, nuk ka sugjeruar që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të gradohej me titullin “At i kombit shqiptar”. Kjo, do të thotë se, ne,  me gjithë dëshirat tona tekanjoze dhe diletante, në asnjë segment nuk mund të jemi më të dijshëm  sesa Marin Barleti, Naim Frashëri, Fan S. Noli, At Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Konstandin Kristoforidhi, Jeronim De Rada, e shumë rilindës të tjerë të RILINDJES sonë kombëtare shqiptare, që tash, pas 550-vitesh, në shekullin XXI, ne, me Dom Ndue Gjergjin në krye dhe me disa bashkëmndimtarë naivë të tij, të kërkojmë nga të dy shtetet shqipatare (Shqipëria dhe Kosova), si dhe nga të tri akademitë shqiptare (Tiranë, Prishtinë dhe Nju-Jork), që Gjergj Kastriotin-Skënderbeun ta “gradojmë” – “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”.

Si në kuptimin historik, kombëtar, fetar, politik dhe atdhetar, një propozim i tillë është gabim fatal, sepse në asnjërën histori të shkruar nga autorët e përmendur më sipër nuk  sugjerohet një gjë e tillë, që Skënderbeu të shpallet  “AT I SHENJTË”, sepse  AI nuk ka luftuar për një, për dy ose për tri fe, por, për gjithë kombin shqiptar pa dallim feje dhe krahine, për gjithë Shqipërinë, JO për kishën, as për xhaminë e as për teqen veç e veç. Prandaj, SKËNDERBEU është  i të gjithëve, jo vetëm i katolikëve, jo vetëm i  mysliamnëve dhe, jo vetëm i ortodoksëve.

Për të mos spekuluar dhe parafrazuar, ja bashkombës të dashur dhe të nderuar shqiptarë (katolikë, myslimanë dhe ortodoksë) të SHQIPËRISË ETNIKE, teksti integral  i propozimit, të nënshkruar nga Dom Ndue Gjergji (famullitar i kishës së Zojës-Pajtore të Shqiptarëve në Detroit të Michiganit, që  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të shpallet, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”:

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën…..

Nga Dom Ndue GJERGJI*/

KOMUNIKATË PËR SHTYP – Këshilli Organizator i Simpozumit Shkencor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i përberë nga përfaqësitë e shoqatave atdhetare, intelektuale dhe qendrave fetare në Michigan, mbas përfundimit me sukses te këtij Simpoziumi me 27 Janar 2018, i propozon instancave më të larta të shteteve së Repuplikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shpalljen me ligj të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”.

Ideja e këtij propozimi lindi në fazat përmbyllëse të këtij Simpoziumi dhe mori rrugë përgjatë reflektimeve dhe debateve të përbashkëta në grup, me mbështetjen e profesorëve më të mirë të historisë së Shqipërisë, të cilët morën pjesë në këtë Simpozium, me bindjen se kjo ide përfaqëson dëshirën dhe vullnetin e lirë të shumicës së shqiptarëve në trojet amtare dhe diasporë.

Ne anëtarët e këtij Komisioni, mendojmë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë, është dhe do të mbetet, figura dhe personaliteti më i lartë i Kombit, Kryeheroi i lirisë dhe mëvetësisê së shqiptarëve, simboli i bashkimit të shqiptarëve të të gjitha trevave, themeluesi i shtetit të parë shqiptar të mesjetës, themeluesi i parë i vetedijes kombëtare të shqiptarëve, themeluesi i flamurit tonë që trashëgojmë sot, gjeneral ushtarak i përmasave botërore, politikan dhe strateg i shquar, frymëzues për liri dhe pavarësi ndër shekuj i shqiptarëve dhe sidomos Rilindasve tanë, frymëzues i luftës për liri i shumë popujve evropiane, një emblemë e çmuar njëqind përqind shqiptare, që ka marrë vleresime maksimale gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, në libra, shkrime, poezi, monografe, tituj, lavde, elogji, buste, përmendore, emra sheshesh e rrugësh në mbarë Evropën.

Ne anëtaret e këtij Komisioni, mendojmë se në etapat e reja social-historike, dhënia e këtij titulli të lartë Kryeheroit tonë, do të shërbente për një mobilizim të ri moral, intelektual dhe shpirtëror mbarëshqiptar, për të fuqizuar integritetin, kohezionin dhe njësimin kombëtar, si shtylla kryesore të identitetit tonë si shqiptar, pasardhës të Ilirëve, si një vector emancipues dhe një pasaportë dinjtoze për shqiptarët në proceset integruese në komunitetin evropian dhe më gjerë.

Dhënia e këtij titulli, do te shërbente si një mesazh i fortë dhe i guximshem për bashkësinë Evropiane, se orientimi gjithë-dimensional i shqiptarëve është Evropa, se shqiptarët janë pasardhësit e Skënderbeut, i cili luftën e tij të drejtë, ja kushtoi jo vetëm çlirimit të viseve arbnore, por edhe mbrojtjes së civilizimit të hershëm evropian. Si rrjedhojë, identifikimi ynë si Skënderbegas, do të kthehej në një vlerë të shtuar dhe faktor emancipues për vetë komunitetin evropian.

Me një argument historik të pregatitur nga historiani i njohur Prof. Dr. Jahja Drançolli, me sugjerimet e vazhdueshme të Dr. Pëllumb Xhufi, në kontakte të vazhduesheme me Prof. Dr. Romeo Gurakuqi e të tjerë, me kontributin e dëlirë të anëtarëve të këtij Komisioni, dhe pas një mbështetjeje te jashtëzakonshme nga elita intelektuale dhe biznesmenë të shquar të Diasporës në SHBA dhe Kanada, kemi përfunduar dhe dërguar instancave përkatese shtetërore shqiptare për t’a ratifikuar këtë dokument, i cili po te kurorëzohet me sukses, mendojmë se përbën një akt të lartë vlerësimi, civilizimi dhe qytetarie, per te cilin kemi nevojë ne shqiptarët si komb dhe më së shumti e meriton figura e pavdekshme e Skënderbeut në përmbyllje të 550 vjetorit të vdekjes së tij. Ne anëtaret e këtij Komisioni, i bëjmë thirrje të gjitha mediave vizive dhe të shkruara, të gjithë rrjeteve sociale dhe mbarë opinionit publik shqiptar, që t’i bashkohen dhe të na mbështesin në këtë nismë tē pastër atdhetare, jashtë të gjitha influencave krahinore, politike apo fetare; t’a shpërndani këtë dokument në çdo dritare mediatike, derë dhe zemër shqiptare, duke qenë të bindur se kjo është shërbesa më e vyer ndaj vetes suaj dhe identitetit të trashëgimtarëve tuaj, të lidhur pazgjidhshmërisht dhe përjetë me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Për Komisionin Organizator:

Dom Ndue Gjergji, Kryetar

Shenim:Komunikates per shtyp i bashkengjitet edhe promemoria qe i eshte derguar personaliteeve me te larta shteterore, politike dhe shkencore ne Shqiperi dhe Kosove, e cila pervec Komisionit ehste e nenshkruar nga Personalitete dhe nga Ligjeruesit e Seminarit shkencor organizuar ne Detroit, Janar 2018””( Burimi: http://gazetadielli.com/shqip%d1%91ria-n%d1%91-europ%d1%91-me-gjergj-kastriotin-skenderbeu/ ).

Sa më sipër, nëse Dom Ndue Gjergji  me disa bashkëmendimtarë të tij, dëshirojnë që SKËNDERBEUN ta shpallin “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”, atëherë, këtë kërkesë-propozim, PIKËSËPARI, duhet t’a dërgojnë në adresën e saktë të PAPA FRANÇESKOS së Vatikanit, sepse vetëm Vatikani e ka atë drejtë të ligjshme, që SKENDERBEUN  mund ta shpallë “At të kombit shqiptar”, askush tjetër qoftë Dom Ndue Gjergji, qoftë ndonjëri nga përfaqësuesit e qeverive shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, qoftë ndonjëri nga akademikët shqipatarë, apo ndonjëra nga akademitë shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Nju-Jork.

Skënderbeu çdokund ku ka shqiptarë dhe troje të Shqipërisë Etnike i mbron me historinë gjithëkombëtare shqiptare, me krenarinë, me  trimërinë, me heroizmin, me nderin, me patriotizmin dhe me atdhetarizmin  e vet !

Edhe pse në demokraci, secili ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe  fjalës vet të lirë. Kjo është alfa dhe omega e përmbejtjes së demokracisë. Por, asksush prej shqiptarëve nuk e ka atë drejtë, që ta përvetësojë, ta njollosë ose ta shpërfytyrojë figurën dhe veprën shumëshekullore të SKËNDERBEUT.

Prandaj çdo përpjekje qoftë politike, qoftë religjioze për ta minimizuar dhe zvetëruar figurën dhe veprën e SKËNDERBEUT, është  antishkencë, antidrejtësi dhe ANTISHQIPATARIZËM, nuk  është e pranueshme as për historinë, as për të tri fetë, as për kombin, as për atdheun, as  për lirinë, as për drejtësinë,as për demokracinë, as për paqen dhe, as  për humanizimin si vlera univwersale të bashkësisë njerëzore të përbotshme.

Prandaj, sipas opinionit tim, kjo kërkesë  është absurde, sepse as Kosova e as Shqipëria nuk mund dhe, për më tepër nuk  kanë kurrfarë  të drejte, të nxjerrin ndonjë ligj apo ndonjë dekret juridik a  kushtetues, që SKËNDERBEUN, ta shpallin  “AT TË KOMBIT SHQIPTAR”, me gjithë dëshirën dhe me naivitetin e atyre që e kanë formuluar  dhe propozuar një kërkesë të tillë, dërguar në adresa të gabuara të “personaliteteve me te larta shteterore, politike dhe shkencore ne Shqiperi dhe Kosove” (http://gazetadielli.com/shqip%d1%91ria-n%d1%91-europ%d1%91-me-gjergj-kastriotin-skenderbeu/ ).

Duhet të thuhet se, me gjithë këtë ofertë skandaloze, ofenduese dhe provokuese, fatbardhësisht,  Skënderbeu nuk ka nevojë për grada të reja, as të kishave, as të xhamiave, as të teqeve, as të akademive e as të politikës së sotme e as të nesërme shqiptare, sepse AI nuk ka shkruar  as nuk falsifikuar histori, por me gjakun e shtrenjtë ka ndërtuar historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Prandaj, kjo histori 550-vjeçare nuk mund të retushohet e as të ndryshohet, pavarësisht nga verbëria dhe nga tendecat  kakofonike dhe simfonike  kishtare të Dom Ndue Gjergjit,famullitar i kishës së Zojës-Pajtore të Shqiptarëve në Detroit të MIchiganit.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë (qoftë prift, kardinal, hoxhë, sheh, pop apo akademik), të manipulojnë dhe të spekulojnë me emrin dhe me veprën historike, kombëtare, patriotike dhe atdhetare shqiptare të kryeheroit legjendar gjithëshqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, se gjoja paska ardhur koha që pas 550 vitesh, t’i jepet titulli “AT I KOMBIT SHQIPTAR”, ngase  Skënderbeu me luftën e tij 25-vjeçare kundër pushtuesit perandorak-anadollak osman ka dëshmuar vlerat siprane njerëzore, kombëtare, ushtarake dhe atdhetare gjithëkombëtare shqiptrare.

Kështu që, tani, pas 550 vitesh, Skënderbeun nuk ka nevojë, që dikush ta “gradojë” as  “at”, as “gjeneral”, as  “sultan”, as “cardinal”, as “pop” , as “hoxhë”, as “sheh”, as “president”, as “kryeministër,  as “akademik”, sepse qysh para 5 shekujsh e gjysmë, gradat luftarake për komb dhe për  ARBËRI i ka fituar  dhe merituar vetë në saje të  heroizmit, të trimërisë, të startegjisë dhe vizionit të tij-NJË FLAMUR, NJË KOMB, NJË GJUHË DHE NJË SHQIPËRI.

Kështu , jo më pak se 550 vjet e njeh historia, kombi, e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe e gjithë Evropa. Prandaj, këtu nuk mund të ndryshohet e as të shtrembërohet historia e emrit dhe e veprës madhore gjithëkombëtare shqiptare e SKËNDERBEUT.

Së fundi, duhet nënvizuar se me këtë provokim naiv dhe turpshëm shumëdiemnsinal në kuptimin negativ, duke manipuluar me  figurën më embematike kombëtare shqiptare të GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDËRBEUT, KOMBI SHQIPTAR nuk do  të mashtrohet aq lehtë, që ta nxijë historinë e vet kombëtare më se pesë shekullore.

Çfarë të thuhet më tepër,  “ mjerë” SKENDERBEU, kush u bë që ta “gradojë” atë pas 550 vitesh !!!

O provokatorë, “o derbederë të mjerë, tebdilë si barinjë” siç stigmatizonte rilindësi ynë, Fan S. Noli, larotë dhe armiqtë e kohës së tij,  SKENDERBEU NUK KA NEVOJË PËR “GRADA” POSTMORETM  të bashibozukëve diletantë dhe mafiozë  të shekullit XXI, por   vetëm për MBROJTJEN E EMRIT, TË VEPRËS DHE TË HISTORISË 550-VJEÇARE TË TIJ, QË JANË DHE, DO TË JENË KËSHTJELLË E PAMPOSHTUR E PËRJETSHME E MBARË KOMBIT DHE E ATDHEUT TONË TË SHTRENJTË SHQIPTAR-SHQIPËRISË ETNIKE.

 

 

Organizata Shqiptarët e Bashkuar

Kryetari, Rrok Dedvukaj

Detroit, Michigan, 27 tetor 2018

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …