Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur komandantin e KFOR-it, brigada e jugut, kolonelin Mustafa Tavazar, i cili është edhe komandant i kontingjentit turk të KFOR-it. Ky takim kishte karakter njohës, mes komandantit Tavazar dhe kryetarit Begaj, të cilët biseduan për bashkëpunimin mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it. …
Më shumë...Daily Archives: 02/08/2017
Shukri Buja ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së në Lypjan
Shukri Buja, ish komandant i Zonës së Neredimës gjatë luftës së UÇK-së dhe zyrtar i lartë i PDK-së qysh prej fillimit të saj, sot ka dhënë dorëheqja nga kreu i degës së PDK-së në Lipjan me shumë pakënaqësi që lidhen me moskandidimin e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës. …
Më shumë...Në fshatin Gllarevë të Klinë u gjeten mbetje mortore të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë
Në fshatin Gllarevë të Klinës, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për mediet, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj. Ai ka deklaruar se në këtë lokacion, gjatë disa punimeve janë vërejtur eshtra njerëzish …
Më shumë...U mbajt nata e parë e festivalit “Oda e Llapushës”
Mbrëmë në Malishevë, është mbajtur nata e parë e festivalit “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt me radhë. Ky festival organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe mbahet në kuadër të shënimeve të “Ditëve të Diasporës”. Në këtë festivalin, marrin pjesë rapsod, grupe dhe ansamble nga të gjitha …
Më shumë...Memli Krasniqi: Kadri Veseli mund të mos jetë kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Kadri Veseli mund të mos jetë kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit. Sipas tij përkundër faktit se Veseli është kandidati më i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm nesër do të merret vesh kush nga koalicioni …
Më shumë...Deputetët serbë nesër do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës
Nesër në sallën e Kuvendit të Kosovës deputetët serbë do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit. Lista Serbe tashmë ka bërë të ditur se hapat e vet politikë do t’i ndërmarrë në harmoni me Beogradin, ka thënë deputeti serb nga kjo listë Igor Simiq. Ai ka thekuar …
Më shumë...Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga bandat serbe në veri të Mitrovicës
Tre të rinj shqiptarë, janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa, është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit, njofton KosovaPress. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në sheshin “Kral …
Më shumë...Nesër në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj, do të përkujtohet dëshmori i kombit, Afrim Sadri Gashi
Nesër, në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj, do të përkujtohet dëshmori i kombit, Afrim Sadri Gashi, në 19-vjetorin e rënies, në altarin e Atdheut. Fillimisht, në orën 16.00 bëhen homazhe në varrezat e fshatit Kryshec. Akademia përkujtimore për dëshmorin, mbahet në orën 17.00. Afrim Gashi ka rënë me 3 gusht …
Më shumë...Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz po mbahet manifestimi “Ditët e Diasporës
Dje në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi “Ditët e Diasporës” Manifestimi u mbajt orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia. Ndërkaq, sot, në …
Më shumë...LDK-ja nuk do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe për kryeparlamentar
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas mbledhjes së Kryesisë, tha se ishte diskutuar për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet më 3 gusht dhe ripërsëriti qëndrimin, se LDK nuk do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe për kryeparlamentar. Veliu ka deklaruar se LDK nuk do të …
Më shumë...Edi Rama: Nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tirana duhet të shohë për alternativa të tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë në ‘France 24’ foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tiranës do t’i duhet të shohë për alternativa të tjera. Lidhur me ndarjen e Europës vitet e …
Më shumë...Thaçi: Do ta zbatoj vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës. Sipas Thaçit, ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë. “Vendimi …
Më shumë...Shpend Ahmeti: Nuk e bllokojmë emërimin e kryetarit të Kuvendit, për të arritur te Qeveri e cila ta dërgojë PDK-në në opozitë
Kryetari i Prishtinës, kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – Shpend Ahmeti, ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve nuk është koalicioni PAN (PDK-AAK- NISMA) dhe Vetëvendosja do ta bëjë edhe qeverinë. Ai është i bindur se edhe në Kuvend grupi më i madh parlamentar do të jetë nga vetëvendosja. Por, …
Më shumë...Hoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu. Ministri Hoxhaj ka përgëzuar kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për kontrubutin në themelimin e Komunës së Tuzit, në të cilën jetojnë shumë …
Më shumë...Komuna e Junikut organizon të hënën debat publik me qytetarë
Bazuar në ligjin për Vetëqeverisje lokale dhe statutit të komunës së Junikut, të hënën me 3 korrik 2017 me fillim në ora 11.00h në ambientet e Sallës së Kuvendit Komunal të Junikut organizohet takim Publik me Qytetarë. Me këtë rast do të diskutohen dy pika të rendit të ditës Të …
Më shumë...Ministri Zharku Inauguroi fillimin e punimeve në Rrethrrotullimin tek udhëkryqi i Janjevës
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, inauguroi fillimin e punimeve për rrethrrotullimin në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, tek udhëkryqi i Janjevës. Lidhur me rëndësinë e ndërtimit të këtij rrethrrotullimi, ministri Zharku theksoi se rrethrrotullimi në fshatin Banullë apo siç quhet udhëkryqi i Janjevës do …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
