Ashtu sikur kryetari, Thaçi, kryeministri, Mustafa edhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës kanë reaguar përmes postimeve të veta private në internet dhe nuk kanë organizuar konferencë për medie as i kanë konsultuar zyrat e informimit, të cilat i paguajnë për një punë të tillë. …
Më shumë...Daily Archives: 05/08/2016
Kryetari, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se mund të pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohen është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovë. “Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja …
Më shumë...Isa Mustafa: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër shtetit dhe pavarësisë
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë. “Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet …
Më shumë...Arianit Koci: Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të fillojë së funksionuari Gjykata Speciale
Avokati, Arianit Koci thotë se në fillim të vitit të ardhshëm fillon punën Gjykata Speciale. Koci beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe pret gjykime të drejta dhe fer, ashtu siç kanë qenë gjykimet në Tribunalin e Hagës. Megjithatë, Koci ka thënë se në konkursin për pranimin e stafit të kësaj gjykate …
Më shumë...AAK reagon ndaj sulmit të ndërtesës së Kuvendit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është subjekti i parë politik që ka reaguar ndaj sulmit të së enjtes në drejtim të Kuvendit të Kosovës. “Ngjarja e sotme në Prishtinë, është një akt kriminal, I cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin …
Më shumë...Sulmohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është sulm ndaj Kuvendit. Sipas Policisë së Kosovës sulmi është bërë me një mjet të dyshuar shpërthyes. “Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka …
Më shumë...Tanja Fajon: Kam marrë vendim ta shtyj votimin për liberalizimin e vizave deri në shtator
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila është dhe zëvendës-kryetare e Socialistëve dhe Demokratëve, i ka informuar deputetët evropianë të Komitetit se, votimi për regjimin pa viza për Kosovën është shtyrë nga 12 korriku deri më 5 shtator. Fajon thotë se e ka marrë vendimin për ta …
Më shumë...Samiti i Varshavës mbahet në një moment përcaktues për sigurinë tonë, me kërcënime dhe sfida të shumta
Përpara nisjes së punimeve të Samitit të Varshavës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë publik rendin e ditës ku do të fokusohen diskutimet, si dhe vendimet e rëndësishme që priten të merren për forcimin e kufijve në pjesën lindore të Aleancës, përballë kërcënimeve që vijnë nga Rusia. …
Më shumë...Kryetari i Suharekës uron të gjithë besimtarët për festën e Bajramit
Kryetari i komunës së Suharekës, z.Salih Asllanaj me rastin e festës së fitër Bajramit i uron të gjithë besimtarë e besimit Islam. Paqja, harmonia dhe begatia mbizotërofshin gjithmonë mbi ju dhe familjet e juaja, thuhet në urimin e kryetarit Asllanaj drejtuar besimtarëve të besimit islam.
Më shumë...Urimi i kryetarit të Klinës me rastin e festës së Bajramit
Kryetari i komunës së Klinës z.Sokol Bashota, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uron përzemërsisht festën e Fitër Bajramit. Uroj që Zoti t`ua ketë pranuar sakrificën, veprat e mira dhe përkushtimin të gjithë atyre që kanë agjëruar. Zoti ju gëzoftë me begatitë e tij dhe e bëftë çdo ditë të jetës …
Më shumë...Stavileci prezanton të arriturat e ekonomisë dhe energjisë në Samitin e Parisit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në Forumin e Biznesit, që zhvillohet në kuadër të Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor, “Paris, Ballkan 2016”, që po mbahet në kryeqytetin francez, ku marrin pjesë edhe ministrat e linjës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, …
Më shumë...Ministri Shala vizitoi Universitetin Urbaniana dhe arkivin e Propaganda Fides në Itali
Në vazhdën e vizitës zyrtare në Itali, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ka vizituar Universitetin Urbaniana dhe Arkivin e Propaganda Fides. Ministri Kujtim Shala është takuar me zëvendësrektorin Lorella Congiuniti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit specifik dhe konkret …
Më shumë...Bahtiri kërkon sqarime nga Zhbogar për urën e Ibrit
Ende nuk ka asnjë shenjë nëse do të nisin punimet për riparimin e urës kryesore mbi lumin Ibër si dhe për heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” mbi këtë urë, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë të përfundojë në muajin qershor. Të paktën, ky afat ka qëndruar …
Më shumë...FSK dhe KFOR-i largojnë dy mjete shpërthyese nga fshati Bec
Dje në fshatin Bec të komunës së Gjakovës, një person ka raportuar për dy mjete të dyshimta shpërthyese në rrugë. Sipas komunikatës së Policisë, njësitë policore kanë bërë menjëherë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident.
Më shumë...Amnesty International: Grupet rebele po vrasin civilë kurdë
Spiralja e dhunës së pashembullt po e bën kërdinë në Siri, ku të gjitha palët ndërluftuese janë zhytur në krime të tmerrshme. Më së shumti po pësojnë civilët kurd por edhe pakicat e tjera në veri të këtij shteti që prej vitesh është zhytur në luftë vëllavrasëse. Organizata për të …
Më shumë...Veseli: Respekti më i madh për ata që u sakrifikuan për liri
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryekuvendari Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Sipas tij, kjo ditë e shenjtë përçon mesazhin e dashurisë dhe paqes. “Respekti më i madh i takon atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që u flijuan për vendin …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
