Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila është dhe zëvendës-kryetare e Socialistëve dhe Demokratëve, i ka informuar deputetët evropianë të Komitetit se, votimi për regjimin pa viza për Kosovën është shtyrë nga 12 korriku deri më 5 shtator. Fajon thotë se e ka marrë vendimin për ta shtyrë votimin për shkak se nuk është bërë përparim i mjaftueshëm sa i përket përmbushjes së kritereve të fundit, veçanërisht ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Sinqerisht, shpresoj se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe para pushimit veror, sepse kjo do të me lejonte mua të vazhdoj votimin në vjeshtë, si dhe të siguroj përkrahjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim.
Kontrolloni gjithashtu
Demokracia në Veprim fakton se gjysma e parë e fushatës është karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me …