Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Samiti i Varshavës mbahet në një moment përcaktues për sigurinë tonë, me kërcënime dhe sfida të shumta

Përpara nisjes së punimeve të Samitit të Varshavës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë publik rendin e ditës ku do të  fokusohen diskutimet, si dhe vendimet e rëndësishme që priten të merren për forcimin e kufijve në pjesën lindore të Aleancës, përballë kërcënimeve që vijnë nga Rusia. “Samiti i Varshavës që do të mbahet këtë javë është një moment përcaktues për sigurinë tonë, me kërcënime dhe sfida nga shumë drejtime. Në përgjigje të samitit tonë të fundit në Uells, ne shpalosim planin për përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive të NATO-s që prej Luftës së Ftohtë. Ne do të vendosim 4 batalione ndërkombëtare në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Përshëndes njoftimin e bërë nga Kanadaja, e cila ka vendosur të drejtojë një nga batalionet bashkë me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Mbrojtja jonë kolektive përfshin shumë më tepër. Ne do të biem dakord për të zhvilluar edhe praninë në jug-lindje, me një brigadë ndërkombëtare që do të vendoset në Rumani”, ka deklaruar Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK reagon kundër kërkesës së Vetëvendosjes për anulimin e votave me postë të mërgatës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një komunikatë ku akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën e …