Daily Archives: 04/10/2024

Gani Jakupi denoncohet për 7 vepra penale dhe 14 prova, nën akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krime ekonomike

Kavalieri i ministres Shvarc, Gani Jakupi, denoncohet për 7 vepra penale dhe 14 prova, nën akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krime ekonomike. Denoncimi që përfshin shtatë vepra penale dhe katërmbëdhjetë prova të detajuara është dorëzuar kundër Gani Jakupit, i cili deri vonë u pagua nga shteti i Kosovës …

Më shumë...

Arben Mustafa i fakton Hekuran Muratit, se të dhënat për rënien e bizneseve janë nga ASK-ja, jo nga opozita

Arben Mustafa, ministri në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili kohët e fundit pretendoi se numri i bizneseve në Kosovë është në rritje. Mustafa ka hedhur poshtë këto pretendime, duke cituar të dhënat …

Më shumë...

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, akuzon Qeverinë për mashtrim rreth autostradës Prishtinë-Gjilan

Dardan Molliqaj: Ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, sepse është padrejtë dhe besojmë se do të duhej të zhbëhej

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili pranoi se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara. Molliqaj akuzon Qeverinë për mashtrime dhe thotë se qytetarët e …

Më shumë...

Jusuf Azemi: Rritja e pagës minimale nuk është meritë e Qeverisë, por pasojë e mungesës së fuqisë punëtore

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rritja e pagës minimale në 350 euro nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore në vend. Sipas tij, kjo rritje nuk vlen në të gjitha sektorët, përveç kompanive publiko-private që ofrojnë …

Më shumë...

Andin Hoti ka deklaruar se në Berlin, iu kërkua Serbisë t’i hapë arkivat për të pagjeturit

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, iu është kërkuar Serbisë të hapë arkivat për të pagjeturit nga luftërat në ish-Jugosllavi. Hoti theksoi se një ministri të Bashkimit …

Më shumë...

Kompania “RAD”, në pronësi të Radulle Steviqit edhe pse e sanksionuar nga Amerika vazhdon punimet në Zveçan

Veriu

Kompania “RAD”, me seli në Zveçan, në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhje me figura të njohura kriminale si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, ka vazhduar aktivitetet e saj në veri të Kosovës, pavarësisht përfshirjes në listën e zezë të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Zëdhënësi Jakup Krasniqi vendoset në Krojmir (E diel 4 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Zëdhënësi Jakup Krasniqi vendoset në Krojmir (E diel 4 tetor, 1998)

Në orët e para ditës me Beratin kemi biseduar gjerë e gjatë lidhur me luftimet gjatë kohës së ofensivës, në Drenicë. Berati tregon se në çfarë rrebeshi janë ballafaquar. Afër dy muaj më parë ai ka shkuar në Likoc dhe atje ka qëndruar derisa ka filluar ofensiva. Pastaj me disa …

Më shumë...

Faton Abdullahu: Pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet e zhgënjimet për 4-vite nga kjo qeveri, janë zbrazur rrugëve të Evropës

Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka shkruar se marrja e vizave ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe e tyre janë …

Më shumë...

Jonathan Hargreaves: Britania e Madhe është krenare për rolin që ka pasur në progresin e FSK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, ka thënë se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ka dhënë për këtë. Britania e Madhe është krenare për rolin që ka pasur në progresin e FSK-së drejt aftësimit, profesional, …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ambientet e QSUT, në Tiranë iu ka nënshtruar një operacioni në hernie

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, përmes gjuhës dhe jo përmes muskujve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ambientet e QSUT, iu ka  nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët. Mësohet se kryeministri, Rama, është  operuar  nga doktori Arben Gjata. Kohë më parë,  Edi Rama  iu kishte nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. Kirurgu Arben Gjata, i cili …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka vazhduar përplasjen me Qeverinë e Maqedonisë, në lidhje me kërkesën e tij për veting

Kryetari i BDI-së e ka vazhduar përplasjen verbale me Qeverinë në lidhje me kërkesën e tij për veting. Ahmeti tha se BDI veting ka propozuar para katër viteve dhe kërkoi që të miratohet ligj, si dhe vetingu të bëhet me ndihmë të ndërkombëtarëve. “Ta provojmë humorin se si do të …

Më shumë...

KE-ja ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar shkel ligjin e BE-së

Ligji i ri i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, shkel ligjin e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj. Sipas KE-së, ky ligj themelon Zyrën për mbrojtje të sovranitetit që ka për detyrë …

Më shumë...

Është rritur në 41.788 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 41 mijë e 788 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 363 ditësh në …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, i ka vazhduar dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj,në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar  dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin mund të spekulojë, pasi ata dy nuk i ka parë kurrë …

Më shumë...

Është hapur ekspozita e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë

Pesë projektet më të mira do të ekspozohen për një javë në hapësirat e komunës së Prishtinës. Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin …

Më shumë...

NPL Ambienti ka vendosur flamuj rë rinj pranë shtatoreve të dëshmorëve të komunës së Ferizajt

NPL Ambienti që vepron në komunën e Ferizajt ka organizuar edhe një aktivitet tjetër. Këto ditë, me nder dhe respekt të veçantë, ata kanë vendosur flamuj të rinj  pranë pllakave përkujtimore dhe shtatoreve të dëshmorëve, për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit tonë. Lavdi dëshmorëve!

Më shumë...