Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash miratoi Rezolutën për mos- liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, e propozuar nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për rezolutën e propozuar votuan 65 deputetë dhe nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Në fillim të diskutimit, shefi …
Më shumë...Daily Archives: 04/08/2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenbergu . i cili me këtë rast theksoi se i kishte thënë Vuçiqit, se KFOR-i si pjesë e misionit të NATO-s do të ndërhynte nëse …
Më shumë...Eksperti për çështjet ballkanike, Konrad Clewing, kërkon të mos lejohen në Kosovë të njëjtat gabime sikur në Ukrainë
Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën. I pyetur nga Deutsche Welle pse në kufirin serbo-kosovar pati një tension të ri në fundjavë, pasi qeveria e Kosovës donte të zbatonte …
Më shumë...Njohësi amerikan i çështjeve ballkanike, David Phillips, porositë Qeverinë e Kosovës të përgatitet për operacionet e Serbisë
Njohësi amerikan i çështjeve në Ballkan, David Phillips, ka thënë se tensionet e së dielës në veri të Kosovës nuk janë të fundit, ndërsa porositi Qeverinë të përgatitet për, siç tha, “operacionet e influencës malinje të Serbisë”. Në një intervistë për “Zeri.info”, Phillipsi, i cili është drejtor i Programit për …
Më shumë...AKS: Për shkak të dy kontratave, me MASHTI-in e MSH-në, komunave iu kanë marrë mbi 35 milionë euro nga buxhetet e tyre
Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt takimi i Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjorë dhe përfaqësuesve juridik të komunave. Ky takim pati për qëllim hartimin e model-padisë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat kolektive. Në këtë takim, pas diskutimeve, është …
Më shumë...Filloi fushata e korrje-shirjeve në Ferizaj
Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, dolën në vizitë tek fermeri Arsim Sahiti në Pojatë, në nisje të fushatës së korrje-shirjeve. Kryetari Aliu përgëzoi fermerin Sahiti, e përmes tij edhe fermerët tjerë për punën e palodhshme, veprimtarinë …
Më shumë...Komuna e Ferizajt organizon diskutim publik për Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave
Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), në bazë të nenit 70 të Statuti të Komunës së Ferizajt 01 Nr. 50 të datës 28.06.2013 si dhe nenit 6 pika 1.2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet …
Më shumë...Sot një rast pozitiv me covid-19 në Malishevë
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është konfirmuar nga e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastin në terren. Gjendja e …
Më shumë...Komuna e Malishevës do të kryej shërbime edhe në kohën e pauzës
Në takimin e mbajtur nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, me punëtorët e Shërbime të gjendjes civile u vendos që nga sot, gjendja civile në komunën e Malishevës do të kryej shërbime për qytetarët pa ndërprerë, duke ofruar shërbime edhe në kohën e pauzës. …
Më shumë...Për herë të tretë bëhet pastrimi i deponisë së mbeturinave inerte në Junik
Sot komuna e Junikut me mundësit e veta, në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve në Junik, ka bërë pastrimin e deponisë së mbeturinave inerte për herën e tretë, ndërsa gjatë aksionit “Ta pastrojmë Junikun”, është pastruar në tërësi tereni përgjatë deponisë nga mbeturinat e plastikës. Ky veprim është bërë për …
Më shumë...Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan
U mbajt takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve, nën udhëheqjen e kryetarit, z.Bashkim Ramosaj, ku u diskutua për tema me rëndësi për komunën e Deçanit. U diskutua për pritjen dhe aktivitetet që do të ndërmerren për bashkëvendasit që do të vijnë nga diaspora. U fol edhe për punët në bujqësi …
Më shumë...Dardan Molliqaj: Presioni i qytetarëve e detyroi ministrin, Hekuran Murati të përkulet para luftës së UÇK-së
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se presioni i qytetarëve e detyroi ministrin Hekuran Murati të përkulet para luftës së UÇK-së Është presioni i qytetarëve që e detyroi Muratin të përkulet para luftës së UÇK-së. Ai u tërheq. Kjo fitore është e qytetarëve, por është e pamjaftueshme meqë është …
Më shumë...4 korriku, është ditë feste jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët
Çdo vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datën 4 korrik festojnë Ditën e Pavarësisë, ku përkujtojnë Deklaratën e Pavarësisë të firmosur më 4 korrik 1787. Shtete e Bashkuara janë aleati strategjik i Shqipërisë që vitet e fundit e kanë forcuar edhe më shumë marrëdhënien me Shqipërinë dhe shqiptarët. Falë …
Më shumë...Edi Rama: Do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do ta pranonte propozimin e kryetarit francez, Macron
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është cituar të ketë deklaruar se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e kryetarit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit që ka ky shtet me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministren finlandeze, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Irlandës, Thomas Birn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren finlandeze për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Birne si dhe delegacionet e tyre. Ai u shprehu mirënjohje Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj. Ne …
Më shumë...Fadil Nura, ka vizituar në Hagë ish-kryetarin, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tjerë
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar në Hagë ish-kryetarin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Ai përmes një postimi u shpreh se beson shumë, pasi e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare. Ata janë heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
