Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, për të kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, për të kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit tri ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. PSD-ja gjatë këtij aksioni ka vendosur një poster me fotografinë e kryeministrit Kurti, përmes së cilit ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje. Në posterin e vendosur, kjo parti e ka paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, “Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, shkruhet  në posterin e vendosur mbi urë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …