Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë Serbinë për mos-nënshkrimin e marrëveshjes, në Ohër

Pas konferencës së  dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, sot para gazetarëve kryeministri, Albin Kurti,  ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë sjelljen e Serbisë për mos-nënshkrimin e marrëveshjes, e cila është propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi. Për ne kjo është  një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbaton asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe në Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovën, pasi marrëveshja, sipas Kurtit  është njohje de-facto”, e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …