leoni

Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Grupi parlamentar socialist i vendosur për të shkarkuar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta

Top Channel” bëri të ditur se deri tani 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit nga posti të kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta. Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit, të premten e kaluar. Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, “Top Channel” raportoi se të gjithë deputetëve socialist i mbërriti një mesazh ku thuhej: “Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e shkarkimit të presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e grupit të deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …