leoni

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 30 qershorit është rreth 22 për qind

Partia Socialiste në Shqipëri ka fituar zgjedhjet vendore në pesë komuna, nga gjashtë sa kanë qenë në garën zgjedhore

Kryeministri i Shqipërisë dhe  kryetari i  Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur sot për zgjedhjet e djeshme lokale, të cilat u mbajtën në gjashtë komuna. Ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnin. “5 nga 6 bashkitë në garë me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit. Ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë”, ka shkruar, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …