leoni

Pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, arrestohet personi i kërkuar 

Gjakovë, 1 shkurt 2023. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 31.01.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.  Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në një vjetorin, e ndarjes nga jeta, do të përkujtohet Shaban Abazi, ushtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së

Në një vjetorin, e ndarjes nga jeta, do të përkujtohet Shaban Abazi, ushtarë i UÇK-së …