Pas takimit me krerët e UÇK-së, Pandeli Majko ka shkruar: Hashimi i qetë, Kadriu i qartë, Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm

Pas takimit me krerët e UÇK-së, Pandeli Majko ka shkruar: Hashimi i qetë, Kadriu i qartë, Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pendeli Majko së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, kanë vizituar ish-krerët UÇK-së në Hagë. Pandeli Majko  pas vizitës ka shkruar se është krenar për vëllezërit e tij. Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, ka shkruar, Ish-kryeministri i Shqipërisë,  Pandeli Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …