Behxhet Pacolli me Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe Pandeli Majko, vizituan në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Behxhet Pacolli me Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe Pandeli Majkon, vizituan në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Ish- kryetari i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përfunduar vizitën në Hagë. Ai së bashku me ish-presidentët dhe ish-kryeministrin shqiptar, kanë takuar liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pacolli ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ka qenë solidarizimi me drejtuesit e UÇK-së, të cilët janë duke i mbajtur padrejtësisht në paraburgim. Së  bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin, Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe  mbështetjes se tyre në përballjen  me  padrejtësinë  që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …