Brickos

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, tha se Gjykata Speciale ka narrativë politike, dhe funksionon me pazarllëqe

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, tha se Gjykata Speciale ka narrativë politike, dhe funksionon me pazarllëqe

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, e cila ishte ndër hulumtueset kryesore të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, në një intervistë për Demokracia.com ka thënë se dokumentet që Serbia po ia ofron Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, nuk kanë qartësi nëse do të pranohen si fakte.  Gjykata Speciale ka narrativë politike, ndërsa politika funksionon me pazarllëqe. Specialja po funksionon në margjinat e një procesi më të madh, që e çon dialogun Kosovë-Serbi në një shkallë tjetër. Ndërsa, Serbia e ka shfrytëzuar gjykatën brenda procesit të dialogut në disa mënyra, ku një nga to është hakmarrja kundër UÇK-së dhe lidershipit të saj, i cili e ka mposhtur Serbinë në fushëbetejë dhe e ka fituar luftën. Ish-hulumtuesja e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës në rastin kundër Millosheviqit, ka thënë se çfarëdo rrethanash politike të kenë qenë në vitin 2015 dhe para krijimit të Gjykatës Speciale ato ishin kyçe për krijimin e kësaj gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …