Brickos

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi do të vendos për shkarkimin e kryekuvendarit, Aleksa Beçiq

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi do të vendos për shkarkimin e kryekuvendarit, Aleksa Beçiq

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti pritet të vendosë të hënën për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Beçiq,  udhëheqës i Demokratëve, deputetët e të cilit subjekt politik kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Nismën për shkarkimin e Beçiqit e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve , e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nga dy parti të socialdemokratëve, nga Partia Boshnjake dhe nga Koalicioni Shqiptar “Njëzëri”. Në shpjegim është thënë se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, “nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, sepse Beçiqi, “funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit”. Për shkarkimin e Beçiqit, opozita ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes Qytetare URA, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë tashmë të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …