Pashtriku.com: PËRKOHSHMËRIA E PËRHERSHME E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË!

 


Javën e kaluar komandantët e stacioneve policore të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe stacionit në veri të Mitrovicës kanë nënshkruar një marrëveshje me kreun e policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn për këtë ndërrim të zinxhirit komandues. Kjo vërteton atë se EULEXi është këtu për t’i zbatuar 6 pikat. Por “ëmbëlsira” vjen krejt në fund. Zëdhënësja e policisë së EULEX-it, Karin Limdal, duke vërtetuar nënshkrimin e marrëveshjes ka thënë se kjo marrëveshje është e përkohshme. Gjithçka në Kosovë po thuhet se është e përkohshme, si dokumentet, si misionet, si ligjet…. Të mos harrojmë se edhe rezoluta 1244 kishte status të përkohshëm, por ajo assesi nuk po mund të ndërrohet. Gjithashtu edhe ligjet e Ahtisaarit të cilat u turbomiratuan në kuvend thuhej se ishin të përkohshme dhe që do të rishikohen pas një kohe, por tash po thuhet se tani për tani është e pamundur të ndërrohen. Gjithçka e përkohshme po bëhet e përhershme.

EULEX-i është këtu për t’i zbatuar 6 pikat e Ban Ki Munit

Më 30 dhjetor bëhen 10 muaj qëkur pjesëtarët serbë të ShPK-së kanë lëshuar vendet e tyre të punës. Atëkohë ata këtë e bënin për të shprehur pakënaqësinë ndaj shpalljes së (pa)varësisë më 17 shkurt. Përveç që nuk u përjashtuan nga vendet e tyre të punës, ata u toleruan dhe bile atyre iu ruajt rroga. Çdonjëri prej tyre e varfëronte buxhetin mjaft të varfër të Kosovës për rreth 220 euro në muaj. Prej se kanë hequr dorë nga vendet e tyre të punës, ata kanë vazhduar të paguhen. Kjo është edhe më mirë se të punosh. Paga atyre iu ec, ndërsa ata nuk kanë nevojë që të lodhen për atë pagë. Deri tash vetëm 15 nga ta kanë vendosur që t’i kthehen vendeve të tyre të punës nga gjithsej 300 sa i kanë lëshuar ato vende.
Pra 285 pjesëtarët serbë të ShPK-së vazhdojnë të paguhen me paratë e taksapaguesve në Kosovë. Këta 285 pjesëtarë Kosovës i kushtojnë 63 mijë euro në muaj. Ndërsa deri tani kur janë bërë 10 muaj ata i kanë kushtuar Kosovës 630 mijë euro. As edhe një stimulim apo kushtëzim të vetëm nuk i ka bërë qeveria që këta 285 pjesëtarë të kthehen në vendet e tyre të punës, por i ka stimuluar ata që të vazhdojnë të bëjnë atë çfarë edhe po bëjnë. Pra, qeveria po i stimulon që ata të mos kthehen në punë, duke ia ruajtur pagat, por edhe që të vazhdojnë ta dëgjojnë Beogradin pasi që nuk po ka kurrfarë ndëshkimi për ta. Tash kur Serbia përmes 6 pikave po mundohet që të legalizojë ndarjen në Kosovë, dhe po mundohet të zgjerohet si territorialisht ashtu edhe me ndikim në Kosovë, ajo po e dëshiron edhe policinë e ndarë. Kërkesa kryesore e këtyre policëve e që është direkt kërkesë e Beogradit ishte që ata të mos vazhdojnë të jenë nën zingjirin komandues qendror por që të jenë direkt nën zingjirin komandues ndërkombëtar.
Pra Serbia dëshironte dhe ende dëshiron që pjesëtarët serbë të ShPK-së të jenë drejtpërderjt nën komandën e policisë ndërkombëtare, siç është shtabi qendror i ShPK-së. Pra paralelizëm i organeve të sigurisë. Dhe këtë është duke e arritur. Përmes 6 pikave të Ban Ki mun-it nuk do të ketë organe paralele vetëm në polici por edhe në gjyqësi, dogana, kufij dhe transport e telekomunikacion. Sipas 6 pikave të Ban Ki-moon zinxhiri komandues i stacioneve dhe nënstacioneve në rajonet serbe do të jetë nën policinë ndërkombëtare dhe jo nën policinë e Kosovës. Dhe për ta zbatuar këtë marrëveshje mes Qeverisë së Serbisë dhe UNMIK-ut është misioni i ri, EULEX. EULEX-i është këtu që të ndajë zinxhirin komandues të policisë së Kosovës. Dhe këtë po e bën.
Javën e kaluar komandantët e stacioneve policore të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe stacionit në veri të Mitrovicës kanë nënshkruar një marrëveshje me kreun e policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn për këtë ndërrim të zinxhirit komandues. Kjo vërteton atë se EULEX-i është këtu për t’i zbatuar 6 pikat. Por “ëmbëlsira” vjen krejt në fund. Zëdhënësja e policisë së EULEX-it, Karin Limdal, duke vërtetuar nënshkrimin e marrëveshjes ka thënë se kjo marrëveshje është e përkohshme. Gjithçka në Kosovë po thuhet se është e përkohshme, si dokumentet, si misionet, si ligjet…. Të mos harrojmë se edhe rezoluta 1244 kishte status të përkohshëm, por ajo assesi nuk po mund të ndërrohet. Gjithashtu edhe ligjet e Ahtisaarit të cilat u turbomiratuan në kuvend thuhej se ishin të përkohshme dhe që do të rishikohen pas një kohe, por tash po thuhet se tani për tani është e pamundur të ndërrohen. Gjithçka e përkohshme po bëhet e përhershme.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …