PDK

PDK: Lajmi se po bëhemi gati të hyjmë në Koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë dhe mashtrim i opnionit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas raportimit se PDK po bëhet gati të hy në koalicion qeverisës. Bytyçi, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se PDK asnjëherë deri më tani. “Lajmi se PDK po bëhet gati të hyjë në Koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë. Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta”, thotë ai. Sipas tij, PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …